“Bëni para dhe jo të dashur”, pas ndarjes nga Mozzik, Loredana ka një mesazh për të gjitha vajzat

“Bëni para dhe jo të dashur”, pas ndarjes nga Mozzik, Loredana ka një mesazh për të gjitha vajzat

Pas shumë fjalëve rreth ndarjes së tyre ishe Loredana ajo që konfirmoi ndarjen nga Mozzik disa ditë më parë. Me anë të një postimi në instagram ajo tregoi se janë ndarë. Ku ajo theksoi se ata të dy janë kokëfortë dhe pas realizimit të albumit të përbashkët kuptuan se lidhja e tyre nuk mund të jetë e shendetshme.

“Përshëndetje njerëz, disa nga ju kanë vënë re se unë dhe Mozzik kemi disa probleme për momentin. Ne jemi thjesht dy kokëfortë, të cilët nuk munden as me njëri-tjetrin, as pa njëri-tjetrin. Faza e albumit ishte shumë intensive dhe gjatë kësaj kohe kuptuam se mund të qeshim për 10 orë bashkë, por nuk mund të kemi një marrëdhënie të shëndetshme. Por jam ende shumë e lumtur që arritëm ta bënim këtë album dhe tentuam sërish. ‘No Rich Parents’ ka shkuar shumë mirë. Jam shumë e lumtur që dëgjoj fjalë të mira për albumin. Mozzik dhe unë do të ruajmë sërish raportet e mira.

Ai më dha dhuratën më të bukur të jetës. Mbajini për vete akuzat si ‘ju thamë që do ndodhi kështu’. Kam bërë shumë gabime në jetën time, por këtë herë nuk gabova. Pavarësisht ndarjes, ne arritëm të komunikonim bashkë dhe të rrisnim Hanën dhe të flisnim me njëri-tjetrin për të gjitha ulje-ngritjet. Faleminderit për mbështetjen tuaj, dëgjoni këngën tonë të re “Mit Mir” dhe shikoni albumin tonë në 24 shtator. Do të publikohet vetëm në platformat digjitale. Faleminderit të gjithë atyre që na kanë mbështetur të dyve ne gjatë kësaj kohe.

Mozzik le të ndahet kjo gjë. Me shumë mundësi shumë njerëz mund të mendojnë tani se telenovela e përditshme e Loredanës vazhdon, por fatkeqësisht kjo është jeta e vërtetë.””, kishte shkruar reperja në instagram. Së fundmi Loredana ka publikuar një foto nga “ The Simpsons” ku përcolli edhe një mesazh. “Bëni para dhe jo të dashur”, ka shkruar ajo duke nënkuptuar se është më mirë të ketë njeriu pasuri se dashuri. Po ju vajza pajtoheni me Loredanën?/

Shperndajeni :
Reklamo Këtu