Avokati Koci: Kurti, kryeministër nga shtatori i këtij viti

Koci

Avokati Arianit Koci, ka thënë se liderit të VV-së, Albin Kurtit, mund t’i pamundësohet kandidimi në zgjedhje, duke u thirrur në kreativitetin juridik.

Ai madje thotë se me kritere sipas tij të vendosura gabimisht, mund edhe most a lejojnë të bëhet kryeministër, duke u thirrur në arsye morale.

LEXO EDHE: Kurti: 14 shkurtin, festën e zemrës e bëjmë edhe kremte të demokracisë

Sidoqoftë, aio thotë se nëse VV fiton këto zgjedhje dhe vendos që Kurti të jetë kandidat për kryeministër, çështja mund të përfundojë në Kushtetuese.

“Albinit, në rastin dhe interpretimin më të keq, i skadon afati tre vjeqar i dënimit të plotfuqishëm, në shtatorin e këtij viti”, ka shkruar Koci.

Nga kjo periudhë, sipas tij asgjë s’mund t’ia ndalojë Kurtit që të bëhet kryeministër i vendit.

Postimi i plotë:

Albini, kryeministër nga shtatori i këtij viti

– Albinin mund të mos e lejojnë në këtë fazë të kandidoj në zgjedhje, duke e përdorur “kreativitetin” juridik, e duke e mos e marrë parasysh Kodin Penal në një çështje penale;

– Albinin mund mëpastaj, me kritere të vendosura gabimisht, të mos e lejojnë edhe të bëhet kryeministër, duke u thirrur në mes tjerash edhe në arsye morale: “si mund të jesh i përshtatshëm për kryeministër, kur nuk je i përshtatshëm për deputet, e deputetët duhet të të votojnë?”.

Por, proceset politike dhe vullneti i votuesve nuk mund të ndalet.

Nëse VV fiton në këto zgjedhje dhe vendosë që Albini të jetë kandidat për kryeministër – çështja mund të dërgohet në kushtetuese.

Prandaj, kujdes nga kurtha eventuale.

Albinit, në rastin dhe interpretimin më të keq, i skadon afati tre vjeqar i dënimit të plotfuqishëm, në shtatorin e këtij viti.

Prej atëherë – shtator 2021, nuk ka interpretim juridik, që ia ndalon të bëhet kryeministër.

Shperndajeni :
Reklamo KëtuVR Estate