Avokati Gashi publikon dëshminë e Milaim Zekës në Speciale: Akuzat e tij kundër UÇK-së mbetën aty

Avokati, Tomë Gashi, ka publikuar dëshminë e Milaim Zekës, i cili thotë se akuzat e tij kundër UÇK-së mbetën në Gjykatën Speciale. Gashi përmes një postimi në Facebook, thotë se Zeka e ka konfirmuar në Gjykatën Speciale se kishte këmbim të informatave për rastin Drenica, ku u akuzua Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, dhe 15 pjesëtarë te UÇK-së për krime të luftës.

Ai thotë se së bashku me avokatin Gregor Guy Smith ka tentuar ta ndalin Zekën që të mos flasë, por pa sukses.

“Ne avokatët e mbrojtëm mire Znaqken, ai u liru në Gjykatë, por akuzat e tij kundër UÇK mbetën, është e sigurt që këto dëshmi të Znaqkes janë në Gjykatën Speciale, tash po e pres Eulexin, se me ka marrë malli për Nasim Haradinajn, dhe për Hysni Gucatin”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Postimi i plotë i Gashit, pa ndërhyrje:

Për ju televizionet që doni me ruajt si sytë e ballit Milaim Zeken- Znaqken!

Kjo është dëshmia në Gjykatë e Milaim Zekes, të cilin ish shefi i Shikut z.Kadri Veseli e din pse e quan Znaqkë.

  1. Znaqka konfirmon se kishte këmbim të informatave për rastin Drenica, ku u akuzua Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, dhe 15 pjestarë te UÇK-së për krime të luftës.

Saulustro pas ketij rasti shkoi në Beograd me 2016, ku u punësua në zyren e prokurorit për krime të luftës, e cila prokuori bashkëpunon me Gjykaten Speciale kunder UÇK-së.

  1. Edhe prokurori i Eulexit-nuk mendon se ka pas shumë kampe të UÇK-së, por Milaim Zeka thot ndryshe ne pikën 3.
  2. Znaqka deklaron në gjykatë se ka pas shumë kampe te UÇK-së, se ka informata kush do te akuzohet nga Gjykata Speciale, duke filluar nga Hashim Thaçi, kryeparlamentari ( Kadri Veseli), dhe per qudi të gjitha deshirat po i realizohen !
  3. Tani prokurori i Eulexit bindet se paska pas shume kampe te UÇK-së.
  4. Milaim Zeka, e njofton prokurorin e Eulexit se nga Salustro, ato ishin ( kampe te UÇK-se), Likovci, Klecka, dhe sipas tij edhe Dukagjini.
  5. Avokati Gregor Guy Smith, dhe une, tentuam ta ndalojme Znaqken, të vazhdoj të këndoj, por pa sukses, sepse Znaqka kishte vendosur te flas sipas tij për kampet e UÇK-së.
  6. Znaqka vazhdon te flas per kampet e UÇK-se, sipas tij ne Dukagjin, ne Llap, ishte edhe nje kamp edhe ne Kukes ne Shqiperi dhe tjera qe nuk i kujtohen…e per qudi implikon edhe Shqiperine pa e pyetur askush !

Kjo eshte vetem nje faqe e deshmise se Znaqkes ne Gjykate, me 03 shkurt 2016,(Gjykata Themelore e Mitrovices P 51/14).

Ne avokatet e mbrojtem mire Znaqken, ai u liru ne Gjykate, por akuzat e tij kunder UÇK mbetën !

është e sigurtë që këto deshmi të Znaqkes janë në Gjykaten Speciale, tash po e pres Eulexin, se me ka marrë malli për Nasim Haradinajn, dhe per Hysni Gucatin.

Shperndajeni :
Reklamo Këtu