Arr’estohet një doganier në Vermicë, dyshohet për ryshfet

Arr’estohet një doganier në Vermicë, dyshohet për ryshfet

Mbrëmjen e së enjtes, është arr’estuar një doganier i cili dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Lajmin e ka bërë të ditur Dogana e Kosovës, përmes një komunikate për media. “Mbrëmë (16 shtator 2021) pas pranimit të një informate përmes rrugëve zyrtare, se një zyrtar Doganor në Pikë Kalimin e Vermicës është duke e keqpërdorur detyrën zyrtare dhe njëkohësisht pranuar mito njësitë e hetimeve të doganës kanë arr’estuar këtë zyrtar”, thuhet në njoftim. Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.


“Zyrtarët e Hetimeve të Doganës së Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prizren, kanë arrestuar zyrtarin Doganor dhe e kanë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim. Zyrtari doganor dyshohet se ka qenë i përfshirë në veprat penale “marrje e mitos” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Bazuar në provat e gjetura dhe sipas urdhrit të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, është konstatuar dyshimi i arsyeshëm se zyrtari doganor në detyrë ka qenë i përfshirë në veprat p’enale marrje e mitos sipas nenit 428 dhe Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar sipas nenit 422 te Kodit Penal te Kosovës”, njofton Dogana.

Shperndajeni :
Reklamo Këtu