Arre’stohen katër persona për blerje të votës

Arre’stohen katër persona për blerje të votës

Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, njoftojnë se mbrëmë në orët e vona, janë arrest’uar katër persona në Kllokot, me inicialet A.D., M.K., A.T dhe Xh.B., në lidhje me procesin zgjedhor dhe me këtë dyshohet se kanë kryer veprat penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve” nga neni 210 i KPRK-së dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 212 i KPRK-së.

Katër të dyshuarit e arre’stuar me urdhër të prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.


“Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre ligjore, në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme karshi qytetarëve dhe vendit, andaj inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës dhe njëherit të raportojnë për ç’do rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

Shperndajeni :
Reklamo Këtu