Albulena Haxhiu merr vendimin e parë

Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, mori sot vendimin e parë si ministre në këtë ministri.

Haxhiu bërë të ditur se ka ndaluar shpërblimet me pagesë të zyrtarëve të lartë.

Ajo tha se “duke pasur parasysh që pavarësisht kësaj ndalese, zyrtarët e lartë sërish janë shpërblyer me pagesa si anëtarë të organeve drejtuese ku kanë qenë anëtarë, Ministria e Drejtësisë si sponsoruese ka ndërmarrë veprime për zbatimin e këtij ligji”.

“Sot, Ministria e Drejtësisë në cilësinë e sponsoruesit, i ka dërguar opinion ligjor Agjencisë Kundër Korru psionit.

Qëllimi i këtij opinioni ligjor është vënia në dijeni për mënyrën e drejtë në zbatimin e Ligjit për parandalimin e kon fliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, konkretisht nenit 13 të tij, i cili i ndalon shpërblimet me pagesë të zyrtarëve të lartë dhe i cili nuk është vënë ende në zbatim.

Duke pasur parasysh që pavarësisht kësaj ndalese, zyrtarët e lartë sërish janë shpërblyer me pagesa si anëtarë të organeve drejtuese ku kanë qenë anëtarë, Ministria e Drejtësisë si sponsoruese ka ndërmarrë veprime për zbatimin e këtij ligji.

Bashkëngjitur gjeni opinionin ligjor lidhur me këtë”, tha ajo.

albulena albulena

Shperndajeni :
Reklamo Këtu