Abdixhiku kritikon programin qeverisës, ia bën tri pyetje Kurtit

Abdixhiku

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se programi qeveritar tregon mungesën e ambicies dhe përkushtimit për të punuar.

Abdixhiku ka kërkuar përgjigje specifike nga Qeveria dhe kryeministri Albin Kurti, të cilit ia bëri tri pyetje.

“Sa do të jetë rritja ekonomike kryeministër nër 4 vitet e tua? Çfarë rritje synon për secilin vit? Çfarë buxheti do të kesh dhe ku do ta shpenzosh këtë buxhet?”, tha Abdixhiku.

Mundësi punësimi në Gjermani

Në politikën e jashtme, Abdixhiku tha se Qeveria gjithashtu tregon mungesë vizioni në programin qeveritar.

Në fund, ai u pajtua me synimin e Qeverisë për të ngritur padi kundër Serbisë për gje nocid. Por, Abdixhiku tha që kjo të mos përdoret politikisht, teksa kërkoi që për këtë çështje, Qeverisë i duhet një përgatitje e mirë.

Shperndajeni :
Reklamo Këtu