A u vaksinua estrada? Mc Kresha, 2po2, Meda, Shyhrete Behluli e të tjerë flasin

A u vaksinua estrada? Mc Kresha, 2po2, Meda, Shyhrete Behluli e të tjerë flasin

Të vaksinohesh apo mos të vaksinohesh?

Kjo pyetje po vazhdon të shtojë dilemat tek njerëzit në gjithë botën gjithashtu edhe në vendin tonë.


Krahas qytetarëve në Kosovë, lidhur me dyshimet për vaksinim sigurisht se i kanë edhe figurat publike.

Kujtojmë se, shumica prej tyre kanë marrë vaksinën anti-Co/vid dhe kështu atë moment e kanë publikuar në rrjete sociale duke e ndarë me fansat dhe ndjekësit.

Megjithatë, ka prej tyre që ende nuk janë vaksinuar duke qenë skeptik dhe nuk dihet se a do e bëjnë këtë gjë dhe arsyeja e kësaj nuk është se është bërë e ditur.

Afrim Muqiqi, tha se është vaksinuar derisa tregoi se ka marrë dozën e parë të vaksinës dhe ia sugjeron secilit. Tutje, këngëtari shtoi se nuk ka pasur ndonjë rezultat negativ nga vaksinimi.

“Unë vaksinën e kam marr, dhe shpresoj ta marrin të gjithë”, tha Shyhrete Behluli.

Meda, e bëri publike për herë të parë se është vaksinuar pasi që nuk e ka bërë publike në rrjete sociale. “Unë jam vaksinu në Gjermani e kam kry edhe i kisha sugjeru që ta marrin vaksinën se nuk është në dëm të njerëzve”, tha Meda.

“Jo ende se kam marrë dhe nuk kam ndonjë mesazh”, u deklarua Shkëlzen Jetishi.

“Nuk kisha dashtë me fol për këtë temë, më vjen keq”, tha Ryva Kajtazi .

“Besoj që në këtë pyetje ma mirë dinë me tu përgjigje ata të IKSHPK-së, besoj që është standard të cilin duhemi me e respektu andaj ma mirë është me u vaksinu se me u infektu 100%”, ka thënë reperi Mc Kresha.

“Nuk e kom pa të arsyeshme me bo publike edhe s’jom kompetent me i këshillu tjerët a duhet me u vaksinu a po, jo por unë jam vaksinu 2 dozat në Francë”, tha reperi 2po2.

Ndryshe, Zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, kanë bërë të ditur se rastet me Co/vid-19 po shtohen dhe rreth 90 për qind e rasteve të infektimit me koronavirus në Kosovë janë të lidhura me variantin e ri të quajtur ‘Delta’.

Shperndajeni :
Reklamo Këtu