15 masat e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike për vitin 2021

Hoti

Kryeministri Abdullah Hoti ka prezantuar programin e Rimëkëmbjes, përmes së cilit do të ndihmohen qytetarët dhe bizneset pas dë mtimeve nga pand emia.

Këto janë masat e prezantuara nga Hoti:

Masa e parë: 6.5 milionë euro për të vetëpunsuarit për bizneset e vogla.

Mundësi punësimi në Gjermani

LEXO EDHE: ‘Do të rriten të gjitha pensionet që janë nën 100 euro’

Masa e dytë: 5 milionë euro për Ministrinë e Arsimit për organizimin e arsimit gjatë vitit 2020/21.

Masa e tretë: 2.5 milionë euro për Ministrinë e Kulturës për t’i mbështetur aktivitetet kulturore.

Masa e katërt: 1 milion euro për programin e veçantë për ta përmirësuar pozitën e gruas në shoqëri.

Masa e pestë: 50 milionë euro për Shëndetësinë, 40 milionë euro për sigurimin e vaksinës anti Co vid.

Masa e gjashtë: 11 milionë euro për shtesën në pagë për sektorë që bartin barrën kryesore në menaxhimin e pand emisë.

Masa e shtatë: 12 milionë euro për Ministrinë e Bujqësisë.

Masa e tetë: 19 milionë euro për Ministrinë e Tregtisë.

Masa e nëntë: 3 milionë euro për sektorin e gastronomisë, hoteleve, restoranteve. Kjo shumë do të shpërndahet sa më parë që është e mundshme.

Masa e dhjetë: 7.9 milionë euro për komunat e Kosovës për menaxhimin e pand emisë.

Masa e njëmbëdhjetë: Stimulim të aktivitet biznesor

Masa e dymbëdhjetë: 21 milionë euro për ndërmarrjet publike.

Masa e trembëdhjetë: 16 milionë euro për Ministrinë e Ekonomisë për zbatimin e ligjit për rimëkëmbje ekonomike.

Masa e katërmbëdhjetë: Një milion euro për Ministrin e Zhvillimit Rajonal.

Masa e pesëmbëdhjete: Do t’i rrisim të gjitha pensionet që janë nën 100 euro, në shumë totale prej 13.5 milionë euro. Do t’i dyfishojmë skemat pensionale prej 7.5 milionë euro

Në fazën e parë do të nisi me një shumë prej 10 milionë euro për personat që kanë humbur vendin e punës si rezultat i pand emisë.

Shperndajeni :
Reklamo Këtu