Ҫun Lajҫi: Kritikohet Albini e Vjosa pse shkuan në Ibër e jo komandantat që ngrenë dolli me Radojçiqin e Rakiçin

Ҫun Lajҫi

Pas rastit që ndodhi në Veriun e Mitrovicës, me vizitën e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, ka reaguar edhe aktori dhe shkrimtarit Ҫun Lajҫi.

Ai përmes një postimi në Facebook thotë se e kanë ‘vr arë’ sha rjet e serbëve dje në Mitrovicë e që erdhën jo për fajin e tyre, por të vetë shqiptarëve.

“Po tonin, se 20 vite vumë kufi n’Ibër, s’deshtem m’ua prishë rehatinë serbëve n’tokën tonë”, shkruan aktori Lajҫi.


LEXO EDHE: Sot vendoset për renditjen e partive në fletëvotimin e zgjedhjeve të 14 shkurtit

Ai tutje shkruan se po kritikohet Albini e Vjosa e jo ata komandantë që bashkëpunuan me ‘rojet e urës’ e që Radojҫiqin e Rakiҫin i patën miq.

“E tash kritikohet Albini e Vjosa nga profesori “analist” e gazetari “gërrnaç” , e jo ata komandatët trimat që bashkpunuen me “rojet e urës” e nentokën e Zveçanit! Ata që Radojçiqin e Rakiçin i paten miq e shokë e ngrehen dolli”, shkruan tutje ai.

Postimi i plotë:

– Nji asht për qenin

– nji tas ujë për zogun

– nji copë bukë për fëmiun

– nji lumë gjaku për atdheun

– n’daç me qenë i lirë rrugëve tua

– n’daç mos me ta sha djepin

– veri-jug me qenë kërthiza e nanës

Kështu m’vinë mendimet n’ket mëngjes, e s’di pse fajet i lypi të bora fjolla-fjolla që binte dje n’Rugovë.

– Ndoshta pse u fal Çakorri e kufini u mbyll për herë t’parë që kur Austro-Hungaria e hapi rrugën, e Plavë-Guci i lidhi me Kosovën!

Tash ato mbetën të shkëputuna nga 14 fshatrat e Rugovës e n’vend se me dalë n’Plavë për 30 minuta, duhesh me zbritë n’Pejë, me dalë n’Rozhajë, me trupua Beranës, me ra n’Andrievicë e me shkua n’Plavë!

Ose me ra n’Pejë, me shkua n’Deçan, m’u futë grykës përpjetë e me përfundua n’Bjeshkë t’Belegut, se s’ke kah shkon ma! Jo, se Mali i Zi as që ka pa andërr me ba rrugë e m’u lidhë me rrugën e kombit ( se kjo Kosova jonë veç rrugë kombi po don me dalë)!

Hej, rreth e rreth dredhës së derrit për me shkua n’Guci e me hi n’Kelmend!

M’thoni ju që e falet këtë tokë, pse harrohet ky kufi, kjo rrugë kaq e vjetër, e vetmja ndër shekuj! Kujt i konvenon?

Po ua them këtë, se m’vr anë shamjet e serbve dje n’Mitrovicë, jo për fajin e tyne, po tonin. Po tonin, se 20 vite vumë kufi n’Ibër, s’deshtem m’ua prishë rehatinë serbve n’tokën tonë!

E tash kritikohet Albini e Vjosa nga profesori “analist” e gazetari “gërrnaç” ne T7, e jo ata komandatët trimat që bashkpunuen me “rojet e urës” e nentokën e Zveçanit! Ata që Radojçiqin e Rakiçin i paten miq e shokë e ngrehen dolli!

Pse kanë shkua? Çka duen atje?

Profesorët i venë n’dyshim kufijtë e vet, qytetin e vet e prap s’duen me ia prishë rehatinë serbit n’tokën tonë!

– Dje e pat rastin me u tregua? Por asht lepur! Thoshte për Albinin, thuase ai atje kishte shkua me luf tua e jo me ba fushatë zgjedhore n’qytetin e minatorve! Thua se përtej Ibrit s’asht Kosovë! Thoshte profesori që shiste mend tue i thanë atij Rronit: Unë n’krah e kam mbajtë mit ralozin!

Dhe mirë ia ktheu: Ani çka? Mos deshte me t’ba milioner si ata tjerët që vjedhen e s’u ngopën!?

Jo! As bora e bardhë e Rugovës nuk na i mbulon marritë, por as kufijtë nuk na i çelë e trojet s’na i mbronë!

Mbramë m’vinte keq vetëm nga Lulja, që s’donte me i besua veshit as synit e me ulërua s’donte si profesori e gazetari!

Mjerim!

Shperndajeni :
Reklamo Këtu
Mundësi punësimi në Gjermani